Bes Kallaku e Ermal Fejzullahu i këndojnë marihuanës (Video)

Shpërndaje

Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku kanë bashkuar forcat në projektin e ri muzikor.

Artistët kanë ardhur më ndryshe se zakonisht duke ironizuar në këngën e re të shoqëruar me videklip.

“Daja” quhet kënga e dyshes ndërsa për tematikë ka marihuanën gjersa dyshja janë të veshur me veshje kombëtare.

Projekti i tyre i ri, është tejet ritmik, me melodi që të bëjnë të vallëzosh në momentin e parë që i dëgjon.

Theksojmë se instrumentalin e ka bërë Edlir Begolli, ku ky i fundit është edhe bashkautor i tekstit me Kallakun.

Ndryshe, Besi edhe Ermali do të sjellin edhe këngë të tjera ndaras gjatë këtij viti.

Loading...