Showbiz

Billboard: Era Istrefi, artistja në rritje që po teston çdo potencial të sajin!

Shpërndaje

Paralelisht me publikimin e “Live it Up” himni i Kampionatit Botëror të Futbollit, Era Istrefi lançoi edhe projektin e saj më të ri muzikor të quajtur “Prisoner”.

Kënga me ritme ‘reggae’ ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare menjëherë pas publikimit dhe Billboard ka vendosur t’i kushtojë 23-vjeçares një artikull.

“Prisoner” pritet të jetë suksesi i radhës për Erën, shkruhet në artikullin ku ajo ka dhënë edhe citimet e saj rreth këtij projekti muzikor.

Era zbuloi se është rritur me muzikën ‘reggae’ dhe kur dëgjoi demo-n e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris u ndje se kjo këngë i përkiste vetëm asaj.

Këngëtarja shtoi se identifikohet me këtë prurje pasi melodia është aq mirë e ndërthurur me tekstin saqë të krijon ndjesi lumturie dhe melankolie në të njejtën kohë.

Billboard shkruan se Istrefi është një artiste shumë e talentuar suksesi i së cilës po rritet çdo ditë dhe ajo po teston çdo potencial të sajin.

Loading...