Bleona Qereti aktore, publikon pjesë nga filmi ku interpreton me Nicolas Cage (Video)

Shpërndaje

Bleona Qeretin tashmë mund ta shihni edhe si aktore. Këngëtarja hsqiptare që prej vitesh jeton në SHBA ka provuar veten edhe në kinema.

Filmi “211” ka aktor protagonist Nicolas Cage. Filmi i zhanrit dramë-thriller ka filluar të shfaqet në kinema. Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila luan rolin e Christine.

Ka qenë Bleona që me anë të një video të publikuar në Instagram, që lajmëron për suksesin e saj të fundit. Ajo shfaqet duke interpretuar në film, e veshur me një këmishë të bardhë me dekolte të hapur.

Gjatë sekuencës së publikuar, Bleona shfaqet e trembur teksa në restorantin ku ndodhet, shpërthen papritur një sulm me armë. “Ishte kënaqësi që isha pjesë e këtij projekti. Juy falenderoj nga zemra”- shkruan Bleona në Instagram.

Loading...