Botërori, një shqiptar kapiten i Zvicrës në takimin ndaj Suedisë

Shpërndaje

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Botës që zviceranët do të luajë ndaj Suedisë. Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë me Arsenal është i skualifikuar (ka marrë dy të verdha në takimet në grupe), ndaj shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta mbajë Valon Behrami.

Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se mesfushori do të jetë kapiteni i kombëtares zvicerane në këtë sfidë. “Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.

Loading...