Burri vë unazat e martesës në shitje, pasi mësoi se nusja e tij “filloi me shokun e tij” – vetëm gjashtë ditë pas ceremonisë (Foto)

Shpërndaje

Një burrë i zemëruar e ka vënë unazat e martesës në shitje online, pasi nusja e tij, pas 16 ditësh martesë, “ka vazhduar” me shokun e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andy Mitchell, nga Fife në Skoci, postoi një pamje të unazave që ai dhe gruaja e tij Meaghan shkëmbyen në dasmën ëndërr, e cila kishte kushtuar hiq më pak se 35 mijë euro, ceremonia e së cilës ishte realizuar në Meksikë më 3 qershor.

Por Mitchell ka bërë të ditur se vetëm gjashtë ditë pas ceremonisë, ai zbuloi se gruaja e tij e re kishte një lidhje që ai pretendonte filloi në “natën e ceremonisë”.

Menaxheri i shërbimit të taksive, i cili dëshiron 450 euro për unazat e martesës, gjithashtu ka postuar imazhe të teksteve që ai pretendon se u shkëmbyen midis Meaghan dhe burrit të saj të ri.

Mitchell i tha MailOnline se ai takoi Meaghan në një pijetore dy vjet më parë dhe ata gëzonin një lidhje të mirë.

Por ai u la i tronditur kur ajo e telefonoi pas muajit të mjaltit dhe i tha atij të largohej nga shtëpia që ndanin, sepse ajo kishte një lidhje me shokun e tij.

Mitchell, i cili ka një djalë dhjetëvjeçar nga një marrëdhënie e mëparshme, tha se Meaghan dhe burri i saj i ri po flinin në një makinë. /Telegrafi/

Loading...