Demiri: Marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës e plotfuqishme edhe pa firmën e Ivanovit!

Shpërndaje

Paralajmërimet e presidentit Gjorge Ivanov se nuk do ta firmos marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë të vulosur dje, nuk do ta pengojnë realizimin e saj. Kështu për Gazetën Koha tha eksperti i çështjeve politike Alajdin Demiri, duke sqaruar se kjo nuk është Ligj por Marrëveshje ndërkombëtare.

“Fakti që Ivanovi e paralajmëroi se nuk do ta nënshkruaj vendimin e qeverisë do ta rikthej edhe një herë në parlament mirëpo me votimin e dytë ai vendim bëhet i plotfuqishëm për arsye se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe jo për një ligj. Atë që e bëri me ligjin për përdorimin e ligjit të gjuhëve është një zbrazëti kushtetuese për të cilën nuk ka mundësi të komentohet kështu ose ashtu, por duhet të pritet në një mënyrë ta zyrëtarizoj ose parlamenti me nënshkrim të kryetarit të parlamentit ose të pritet të ndryshohet kryetari dh eta nënshkruaj kryetari i ardhshëm. Ndërsa për ratifikimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë kam përshtypjen ose më duket se jam i sigurt se mos nënshkrimi nuk e pengon ratifikim për arsye se nuk është Ligj por ajo është një marrëveshje ndërkombëtare” tha Demiri.

Kah fundi i shtatorit ose fillimi I tetorit siç është paralajmëruar marrëveshja shkon në referendum. I gjithë procesi mund të bie në ujë nëse qytetarët i thonë JO asaj.

“Nëse qytetarët i thuan jo kësaj marrëveshje atëherë bie i gjithë procesi dhe kjo është evidente mirëpo unë mendoj se mënyra se si u bë dhe aspektet që Maqedonia i ruajti në atë kuptimin e ruajti atë substancën për të cilën negocioi substanca ishte emri Maqedoni i cili u ruajt qoftë veriore qoftë kështu, u ruajt kombi maqedonas, u ruajt gjuha maqedonase, gjithë parakushtet që ky referendum të jetë i suksesshëm më duket se janë plotësua, andaj mendoj se ky referendum do të jetë i suksesshëm”, deklaroi ai.

Pasi ta miratoj qeveria, marrëveshja duhet të dorëzohet në parlament. Parlamenti herën e parë marrëveshjes mund ti japi dritë jeshile me vetëm 31 vota pro e më pas t’ia dorëzoj Ivanovit. Pasi që ai ta kthej mbrapsht siç ka paralajmëruar, parlamentit do ti duhen në procedurën e dytë 61 vota për të ratifikuar atë./ Koha

Loading...