Deputeti Labinot Tahiri në mbështetje të hoxhës Halil Kastrati: Djalin, Zoti e paste në dorë!

Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, iu është bashkuar lutjeve për shërimin e djalit të humanistit, hoxhës Halil Kastrati.

Uvejsi, djali i Halil Kastratit vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën babai i tij ka thënë që tashmë po ia merr edhe shikimin.

Tahiri në reagimin e tij e ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar hoxhën Halil Kastrati në përpjekjen për shërimin e djalit të tij.

Reagimi i plotë i Tahiri:

Miq e dashamirë, ky njeri që bëri shumë për ne duke i’u berë zgjidhje shumë familjeve në raste te renda, sebashku me shqiptarët, edhe pse atij i duket pak që ka bërë, sot ne kemi vetëm lutje për te.

I nderuar, Z. Halil Kastrati, neve jemi takuar disa herë, ju njoh, keni gëzuar shumë fëmijë.

Sot i lutemi Zotit të plotëfuqishëm, që sëpaku njëra nga lutjet tona të bëjë një shkëndijë, e të gëzoj Zoti ty, familjen dhe të gjithë shqiptarët për shërimin e djalit tënd.

Mua, si të gjithë shqiptarët që më kanë në dispozicion, ashtu vlen edhe për ty.
Djalin, Zoti e paste në dorë🕊⭐

Me lutje, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë✊🏿🇦🇱

Loading...