Sport

Dëshpëron Messi, Argjentina ndalet nga Islanda

Shpërndaje

Islanda e ka ndalë me barazim Argjentinën në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Lionel Messit që dështoi të shënonte golin e fitores nga penalltia të shtunën pasdite në Kupën e Botës.

Islanda e ka ndalë me barazim Argjentinën në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Lionel Messit që dështoi të shënonte golin e fitores nga penalltia të shtunën pasdite në Kupën e Botës.

Argjentina dhe Islanda u takuan në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit D në Botërorin Rusia 2018, dhe u ndan baras 1-1, raporton Gazeta Express.

Argjentina e filloi furishëm takimin duke dominuar dhe lojën e mirë e shpërbleu me gol Kun Aguero pas rreth 20 minutave lojë.

Por, reagimi i Islandës ishte i shpejtë, pasi Finnbogason shënoi pas vetëm katër minutave duke e shfrytëzuar një tollovi në mbrojtjen kundërshtare.

Dominimi i Argjentinës vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Le Messi pati një rast ideal për të shënuar nga penalltia, por goditjen e tij e priti portieri Halldorsson gjysmë ore para fundit të takimit.

Deri në fund Argjentina tentoi shumë por nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës kundërshtare.

Argjentina dhe Islanda kanë nga 1 pikë në Grupin D, një më shumë se Kroacia dhe Nigeria, të cilat do të ndeshen sonte në orën 21:00. /Gazeta Express/

Loading...