Digjet makina e deputetit të LSDM-së, Hari Lokvenec

Shpërndaje

Foto ilustrim

Është djegur makina e deputetit të LSDM-së nga Prilepi, Haro Lokvenec. Incidenti ka ndodhur pasi janë publikuar fotogradi nga Prespa ku është nënshkruar marrëveshja për emrin me Greqinë, akt në të cilin ka marrë pjesë edhe Lokvenec.

Lokvenec nuk ka dashur të komentojë incidentin, duke thënë që informata të kërkohen nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në njoftimin ditor nga MPB, thuhet se rasti është paraqitur mbrëmë në orën 23:05 në SPB Manastir.

“Personi H.L ka paraqitur në polici se rreth orës 23:00 person i panjohur ia ka djegur makinën “Mini Couper” me targa të Prilepit, e cila ka qenë nën pronësi të babait të tij. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Prilepit”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Loading...