E rëndë në Peshkopi/ Djali vret nënën dhe babain me automatik (Foto)

Shpërndaje

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mesditën e sotme në Peshkopi, ku djali 26-vjeçar Qemal Sela ka vrarë me automatik, nënën dhe babain e tij Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen e ‘Llixhave’, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet që shtynë djalin të bënte veprimin ekstrem. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rreth vrasjes së dyfishtë.

Policia e Peshkopisë ka mundur të arrestojë menjëherë pas krimit të riun, i cili pritet të merret në pyetje për krimin e rëndë.

Gazetari Enver Doçi raporton paraprakisht për “BalkanWeb” se djali kishte ardhur dje nga Anglia, vend ku kishte emigruar.

Informacion paraprak

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Loading...