Edhe Grubi në stilin e Zaevit, ia dhuron kravatën Dimitrovit (FOTO)

Shpërndaje

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi ia ka dhuruar kravatën ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov pas përfundimit të seancës në Kuvend ku u miratua marrëveshja me Greqinë.

Këtë gjest ai e ka bërë njëjtë si kryeministri Zoran Zaev që ia dhuroi kravatën e vet kryeministrit grek Aleksis Cipras në Prespë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë të dielën më 17 qershor.

“Sot në komision bëmë historinë. Fjalime historike, vendime historike, për të ardhmën e vendit tonë.
Pas suksesit të arritur, ia dhurova Dimitrovit kollaren time. Megjithatë, përpjekjet e përbashkëta na afruan njëri me tjetrin në përpjekjet për ta siguruar të ardhmen e gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar në Fejsbuk, deputeti Grubi.

Loading...