Maqedoni

Edhe Rusia mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit

Shpërndaje

Lavrov: Shpresoj se marrëveshja që është publikuar dje është ashtu Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov, sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.

Pas takimit, Lavrov tha se janë përkushtuar gjithmonë për zgjidhjen e çështjes së emrit, pa ndërhyrje nga jashtë, si dhe ka shtuar se më herët kanë njoftuar se do ta përkrahin marrëveshjen e cila do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë.

“Gjithmonë kemi theksuar se jemi të përkushtuar për të gjetur një marrëveshje mbi këtë problem, pa ndërhyrje të jashtme, pa imponuar kushte të caktuara. Kemi thënë se do të mbështesim marrëveshje çka do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe e cila do të ketë mbështetje të gjerë të popullit. Shpresoj se marrëveshja që është publikuar dje është ashtu”, tha ai.

Ndërsa Kotzias, nga ana e tij, ka thënë se politika e jashtme e Greqisë është aktive, dhe demokratike, si dhe mbi këto kushte, Qeveria greke është duke e zgjidhur këtë problem me qëllim që t’i jepet fund kontestit për emrin./21Media

Loading...