Egjipti fantastik ndaj Uruguajit, edhe pa Salahun
Po zhvillohet ndeshja e dytë në kuadër të Grupit B në Kupën e Botës, Rusia 2018 mes Egjiptit dhe Uruguajit, shkruan Periskopi.
Derisa Uruguaji po luan me skuadër të kompletuar, me Luis Suarezin dhe Edinson Cavanin si lojtarët kyç, Egjipti në anën tjetër po e vuan mungesën e superyllit të Liverpoolit, Mohamed Salahut.
Salah është në stol, por Egjipti po luan mjaft mirë ndaj Uruguajit të Oscar Tabarezit. Kjo skuadër po ia del të mbrohet mirë, dhe të mos i lejojë hapësira të mëdha dyshes së frikshme të sulmit, Cavani-Suarez. Por, edhe po zbret frikshëm në kundërzbritje, sidomos në pjesën e dytë.
Mbetet të shihet nëse do të inkuadrohet Salah, dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në ndeshje.
Loading...