EKSKLUZIVE | Ja për sa orë Xhaka arrin të paguajë dënimin e tij

Shpërndaje

Dënimi i shqiptuar nga FIFA ndaj dy futbollistëve zviceranë me origjinë nga Kosova, ka mobilizuar shumë njerëz që të ndihmojnë dyshen shqiptare, shkruan Periskopi.

Mes njerëzve që duan të ndihmojnë janë edhe shumë politikanë, përfshirë deputetin e AAK-së Gani Dreshajn dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin.

Por, të dy futbollistët janë aq të pasur sa e paguajnë dënimin pa u vënë në vështirësi të mëdha financiare. Shaqiri fiton nga 65 mijë euro në javë, ose rreth 4 milionë euro në vit. Ndërkohë që Xhaka fiton edhe më shumë, 90 mijë euro në javë, ose më shumë se 5 milionë euro në vit.

Kjo përkthehet se Shaqiri e paguan dënimin e tij për vetëm një ditë, ndërkohë që Xhaka e paguan për dikund 18 orë.

Loading...