Falet Fitër Bajrami në Bajgorë, të gjithë me plisa në kokë
Mesazh për të ruajtur traditën kombëtare Në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, në Komunën e Mitrovicës është falur Fitër Bajrami, ku pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare.
Organizatori Drilon Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kësaj forme të faljes ka qenë përcjellja e mesazhit për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shmangien e kulturave të huaja./Tv21
Loading...