Flasin nga QKUK: Vokrrin nuk arritëm ta shpëtojmë, përkundër përpjekjeve
Fadil Vokrri, legjenda e futbollit shqiptar ka ndërruar jetë edhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor brenda qendrës emergjente në QKUK.
Kështu ka thënë drejtori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani.
“Edhe përkundër të gjitha masave reanimatore të marra nga ekipi mjekësor, pacienti ka ndërruar jetë.” është shprehur Lenjani për indeksonline.
Ndryshe, mësohet se Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, që e ka kapluar gjatë ditës së sotme.
Loading...