Flet sulmuesi serb që i dha gol Zvicrës: Luajtëm si mizat pa krye

Shpërndaje

Sulmuesi i Serbisë, Aleksandar Mitrovic, është ndarë tejet i zhgënjyer nga gjunjëzimi që kosovarët e Zvicrës ia shkaktuar Kombëtares së tij serbe të premten në Kupën e Botës.
Mitrovic, i cili i dha Serbisë epërsinë pas vetëm pesë minutave lojë në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës, ka thënë se janë të zhgënjyer dhe se nuk ka fjalë pas golit të dytë që Xherdan Shaqiri ia shënoi në minutën e 90-të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Para Shaqirit, ishte Granit Xhaka ai që e bombardoi portën serbe duke e barazuar rezultatin në 1-1 për Zvicrën.

Ai i ka akuzuar bashkëlojtarët se luajtën si miza pa krye.

“Morëm një gol si fëmijët. Budallallëk, ishte një gol i lirë. Jemi të zhgënjyet. S’kam fjale. Ne vend se ta mbrojmë rezultatin ne, ne…Nuk e di, nuk e di çfarë ndodhi. Nuk mund të shkosh si miza pa kokë. Nuk di cka të them. Budallallëk, budallallëk, budallallëk”, ka thënë Mitrovic. /Gazeta Express/

Loading...