“Franca mund të bëhet Greqia e re për Maqedoninë”

Shpërndaje

Analisti politik austriak Florian Bieber, vlerëson se nëse Franca vendos veto për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë, do ta rrezikojë marrëveshjen me Greqinë dhe do të minojë hapat reformues të vendit dhe rajonit.

Në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, Bieber thotë se kjo do të ishte goditje për politikën reformuese të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Franca mund të bëhet Greqia e re për Maqedoninë, e cila mund të bllokojë akoma anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Refuzimi i BE-së për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, do të thotë “dënim me vdekje për kompromisin për emrin mes Athinës dhe Shkupit””, tha Bieber.

Ai në intervistë ka shtuar se politika e tillë e Francës do të ketë pasoja afatgjate, ndërsa për referendumin në Maqedoni tha se vendimi i BE-së mund të ketë ndikim të madh.

Loading...