Gjendet i vdekur në shtëpi aktori 20-vjeçar

Shpërndaje

Aktori Jackson Odell është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Tarzana, në Kaliforni. Ishte 20 vjeç dhe ishte i njohur për interpretimet e tij në serialet televizive si “The Goldbergs”, “Modern Family”, “iCarly” e “Arrested Development”.

Nuk janë akoma të qarta shkaqet e vdekjes së tij. Nuk kishte plagë në trupin e tij, raporton zyra mjeko-ligjore e kontesë së Los Anxhelesit.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila ka publikuar një mesazh të dhimbshëm pikërisht në faqen e aktorit.

“Ai gjithmonë do të jetë një dritë ndriçuese dhe një njeri i shkëlqyer, i dashur dhe i talentuar,”-shkroi familja e tij në Twitter. “Ai kishte kaq shumë për të dhënë.”

11 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...