Greqi, fillojnë protestat kundër Marrëveshjes për emrin

Shpërndaje

Në Greqi po mbahen potesta kundër marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë. “Po fillojmë betejën tonë për Maqedoninë”, theksojnë organizatorët e mbledhur rreth “Komitetit për Luftën për Karakterin Grek të Maqedonisë”.

Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën para Kuvendit grek herët në mëngjes, gjersa është në rrjedh e sipër po zhvillohet debati për mosbesimin e Qeverisë.

Nën sloganin “Maqedonia do të thotë Greqi” po organizon protesta në tre ditët e ardhshme për marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë në Greqinë veriore protestuesit po fillojnë të organizohen për të shkuar në Prespë, autobusët tashmë janë planifikuar të dërgohen nga qytetet e pjesës veriore të vendit.

Loading...