Grubi: Me ratifikimin e marrëveshjes për emrin, “ne do të jemi heronj si Skënderbeu dhe Goce Delçevi”

Shpërndaje

Kur Skënderbeu luftoi kur Goce Dellçev luftoi disa i kanë quajtur ata tradhtarë, por sot ata janë heronjtë tanë, tha deputeti i BDI Artan Grubi, një seancën për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë duke aluduar në faktin se përfaqësuesit e qeverisë dhe mazhorancës janë quajtur “Tradhtarë” nga kundërshtarët e marrëvershjes.

Si mund NATO, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca .. të keniëtë drejtë, dhe e duan Maqedoninë euro-atlantike, dhe vetëm një parti politike është kundër. Kush ka të drejtë? Atje ku janë të gjithë i përkasim edhe ne – tha Grubi

Kjo ditë është një udhëkryq i cili ka katër drejtime, tha deputeti duke thënë se i pari është vetmia dhe izolimi, e dyta është destabilizimi dhe pasiguria, i treti është në lindje dhe i katërti është në perëndim  .

“Sot po lind diell i ri i lirisë” dhe përmbushja e ëndrrës se Maqedonisë për BE, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi, seancën parlamentare në të cilën deputetët do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë,

Heroizëm është që të siguroshë të ardhme për fëmijët tu. Të gjithë sot para vetes kanë tre pulla. Pulla e gjelbërt është për njerëzit e guximshëm dhe për të gjithë ata që e duan Maqedoninë dhe atdheun e tyre”, tha Grubi./TetovaSot/

Loading...