Gruevski nuk shkon në burg, por pajiset me titull të lartë (DOKUMENT)

Shpërndaje

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk pritet që para shtatorit të fillojë të vuajë dënimin me burg pas shpalljes së dënimit prej më shumë se dy viteve burg për rastin “Tanku” nga ana e Gjykatës Penale.

Ai në fillim të muajit korrik do të mbrojë temën e doktoraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- fakulteti ekonomik, informon INA.

Ai me këtë do të pajiset me titullin doktor shkence me temën për efektet ekonomike të rrjedhave të ndryshme të kapitalit ndërkombëtar me ndikim edhe në Maqedoni.

Gruevski disa vite më parë në cilësinë e kryeministrit mbrojti temën e magjistraturës në fakultetin ekonomik, ndërsa ai është i njohur për karrierën e tij në lëminë e financave , duke qenë ministër i tregtisë, qysh në qeverinë e VMRO-DPMNE të vitit 1998, më pas Ministër i Financave në vitin 1999-2002 dhe duke u rikthyer si kryeministër në vitin 2006. Gruevski ka shërbyer edhe si ekspertë i financave në njërën nga qeveritë e Serbisë, derisa ishte lider opozite në Maqedoni.

Loading...