Grushti i diplomacisë e godet rëndë VMRO-në
Nga, Abdulla Mehmeti
Diplomacia ndërkombëtare e ka grushtin e rëndë. Këtë e ka dëshmuar edhe me zgjedhjen e datës për nënshkrimin e Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë, 17 qershor 2018.
Udhëheqësve dhe mbështetësve të partisë nacionalshoviniste proserbe dhe proruse, OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), shënimin e përvjetorëve të ardhshëm të themelimit të kësaj partie, më 17 qershor 1990 në Shkup, ua ka lidhur në fyt përmes kësaj date kur u nënshkrua marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit, të cilën pjesëtarët dhe simpatizuesit fanatikë të kësaj partie e konsiderojnë si kapitullim të projektit dhe ideologjisë së tyre, përmes së cilës kanë qeverisur gjatë kohë me shtetin e Maqedonisë, nga viti 1991 deri më 2016.
Historia e sajuar përmes falsifikimeve, pa argumente dhe me porosi nga jashtë, sigurisht që një ditë, herët ose vonë do të dështojë, siç kanë dështuar edhe shumë projekte të tjera politike për rritjen e ndikimit serb, grek dhe rus, për dominim dhe ekskluzivitet etnik, kulturor dhe fetar të tyre mbi rajonin e Maqedonisë.