Halil Kastrati dhuron 10 mijë euro për ish-ushtarin e UÇK-së (Foto)

Shpërndaje

Hoxha dhe humanisti nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka vazhduar edhe sot me aktivitetet bamirësie.
Ai të premten ka gëzuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Decani, Halim Tolajn, shkruan Indeksonline.

Kastrati me shoqatën e tij ka dhuruar 10 mijë euro për shërimin e ish-ushtarit që tash e një kohë është i sëmurë.

Dhurimin e donacionit e ka bërë të ditur këngëtari Arian Agushi përmes një postimi në Instagram.

“Sot në Prilep të Deçanit në vizitë te ish ushtari i UÇK-së Halim Tolaj, bashk me Halil Kastratin dhe shoqatën “JETIMAT E BALLKANIT”, ku kjo shoqatë ndau 10.000 euro për shërimin e Halimit.Zoti i shpërbleftë donatorët e kësaj shoqate”, ka shkruar Agushi.

Loading...