Ja cili deputet i Kosovës dëshiron tua paguaj dënimet Xhakës dhe Shaqirit

Shpërndaje

Dreshaj: Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë Festimi i golave nga futbollistët shqiptarë që luajë për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë ishte kryetemë e Botërorit që po zhvillohet në Serbi.

Shqiptarët festuan në Rusi duke bërë shqiponjën dhe mposhtën serbët më dramë në fund të ndeshjes. Festës së futbollistëve shqiptarë i ishte bashkuar edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner i cili po ashtu kishte bërë shqiponjën, shkruan rtv21.tv

Festa e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteinerit serbëve nuk iu kishte pëlqyer dhe u ishin ankuar në FIFA menjëherë. FIFA sot shpalli vendimin e saj, ku ka dënuar më nga 10 mijë franga futbollistët shqiptarë dhe 5 franga kapitenin e Zvicrës. Dënimin e FIFA-s për shqiptarët është shprehur i gatshëm ta paguaj, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë. “Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.

Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA . Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./21Media

Loading...