John Alites i ngel fiksim Kallashi: Më ka shkruar mesazh (FOTO)
Deklarata e John Alite për Kallashin i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” ka shkaktuar zhurmë në rrjet. Alite e kishte njohur Kallashin kur ajo ka qenë e ftuar në “Zonë e lirë” muaj më parë dhe ish-mafiozi me origjinë shqiptare u interesua për të duke treguar se ajo i ka çuar mesazh. “Kam dëgjuar që ka folur për mua. Më ka shkruar përshëndetje, por nuk e kam takuar”, tha Alite.
Ish-mafiozi nuk tregoi nëse i ka kthyer përgjigje përshëndetjes së Kallashit, por kjo e fundit nuk heq dorë dhe sot i ka shkruar sërish. Ajo ka postuar lajmin e Xingut në Instastory dhe i ka bërë tag Alites. Nuk dihet ende nëse mes tyre ka nisur komunikimi pas këtij postimi të Kallashit
Loading...