Ka ndërruar jetë nëna e Burhan Nuhijës, i dënuar përjetë në një rast të montuar

Shpërndaje

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.

Për të sot ka qenë një lajm i hidhur, pasi që i ndërroi jetë nëna e tij pa e parë me vite dhe me shpresën se shumë shpejt do të jetë i lirë. Burhani me dhembje të madhe përshkruan ndarjen nga jeta të nënës duke shkruar:

“Deri para disa orëve ishe në mesin tonë, por tani nuk je më. Zoti të mori pran tij.. Dëshira jote e vetme ishte të kishe të birin pran, të ishte aj pran teje në çastet e fundit të jetës. Allahu të mëshiroft, e të bëftë banor të Xhennetit. Do mbetesh përgjithmonë në zemrar tona”, ka shkruar Burhani.

Sipas tij, varrimi do të bëhet sot pas iqindisë në varrezat e fshatit Poroj. Burhani shpreson se do lirohet për ta përcjellën nënën e saj në varr, pasi që kjo i takon me ligj. Ai ka një lutje që kjo ti mundësohet.

Burhani kohë më parë ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm. Avokati i tij Sasho Kocarev qysh në vitin 2008 e kishte gënjyer dhe mashtruar se lëndën e tij e ka dërguar në Gjykatën Supreme, por kjo nuk kishte ndodhur. Shoqatat për të drejtat e njeriut kërkojnë rigjykim për këtë rast.

Rasti i montuar

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm.

Loading...