Kim Jong Un mbërrin në Singapor

Shpërndaje

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka mbërritur në Singapor, vetëm disa orë para samitit historik me Presidentin e SHBA-se Donald Trump.

Ai zbriti nga një aeroplan i linjës ajrore kineze, i shoqëruar nga krahu i tij i djathtë, Kim Yong Chol, i cili është takuar këtë muaj me Presidentin Trump në prag të samitit historik.

Kim Jong Un u përshëndet në aeroportin e Shangit me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Lee Hsien Loong.

Ndërsa ky i fundit do të takohet me kreun e Shtëpisë së Bardhë të hënën.

Edhe pse presidenti Donald Trump ka folur pozitivisht për takimin e tij me kreun e Phenianit Kim Jong UN, mbeten te paqarta detajet e një marrëveshjeje që dy krerët mund të arrijnë.

“Ndjej se Kim Jong Un dëshiron të bëjë diçka të madhe për popullin e tij,” u tha Trump gazetarëve në një konferencë shtypi në Kanada përpara nisjes së samitit të G7.

Megjithatë pikëpyetjet mbeten mbi gatishmërinë e Kim për të braktisur plotësisht programin e tij bërthamor.

Loading...