Sport

Kishte marrë leje nga puna për të ardhë në Rusi, e ndali Argjentinën

Shpërndaje

Tregimet se si një regjisor filmi ia ndali penalltinë Lionel Messisë dhe si një ekip i udhëhequr nga një dentist, e ndali Argjentinën në barazim 1:1, dje e kanë vërshuar internetin dhe atë me shumë të drejtë.

Ajo që ka bërë Islanda është ngjarje historike për ta dhe si e tille meriton të respektohet. Mirëpo, duket se asnjë lojtar nuk e ka tregimin më interesant sesa Birkir Mar Saevarsson.

Ai ka ardhur në këtë botëror pasi ka marrë leje nga punëdhënësi i tij kurse fabrika ku ia punon dhe tregimi i tij do të ju duken shumë interesante.

Saevarsson punon një fabrikë të përpunimit të kripës së detit dhe çdo ditë nga 9 deri në ora 17 nxjerrë kripë nga komorat e fabrikëës, kurse për të ardhë një muaj në Rusi është dashur të kërkojë leje nga fabrika.

Edhe pse është futbollist me më së shumti ndeshje për kombëtaren e tij, ai ka një stil të jetës që është shumë i veçantë dhe duket se nuk i pengon të bëjë një punë normale, në një industri shumë të përhapur në Islandë.

Por, kur vjen në botëror dhe në evropian, ai së bashku me kolegët janë të gatshën të tregojnë klasin e tyre dhe dje e kanë bërë befasinë e parë të madhe të botërorit.

Loading...