Maqedoni

Komisioni për Çështje Evropiane dha dritë të gjelbërt për Maqedoni EuroAtlantike

Shpërndaje

Sot, Komisioni për Çështje Evropian e shqyrtoi dhe me 10 vota “pro”, pa asnjë votë “kundër” dhe asnjë “abstenim” i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Propozimin e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), për shfuqizimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve.

Ministri i punëve të jashtme, z. Nikolla Dimitrov në ekspozenë e tij pranë anëtarëve të pranishëm të Komisioni dhe numrit të madh të deputetëve të tjerë, vlerësoi se Marrëveshja e arritur donë të thotë se Maqedonia lëviz përpara, e vendosur dhe e palëkundur drejt ardhmërisë. Me detaje dhe saktësi informoi për të gjitha aspektet e Marrëveshjes, për procesin e negociatave me ç’rast theksoi “I kemi sakrifikuar mitet për të fituar realitet”, deklaroi Dimitrov. Apeloi edh që opozita, duke cituar ekstrakte nga hyrja e Raportit të Karneg-it (Carnegie) për luftërat ballkanike dhe deklaroi “Në fakt nuk ka shpëtim, nuk ka rrugëdalje as për shtetet e vogla, as për shtetet e mëdha, përveç se me bashkim dhe pajtim”.

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, gjatë fjalimit para anëtarëve të Komisionit deklaroi se kjo Marrëveshje paraqet garanci për ardhmërinë e fëmijëve të tij si dhe të gjithë fëmijëve në vendin tonë. Gjatë kësaj ka shprehur kënaqësi të madhe që është pjesë e kësaj gjenerate të politikanëve të cilët kanë mundësi historike të kontribuojnë në amanetin për gjeneratat e ardhshme. “Vetëm një jetë, e jetuar për të tjerët ia vlen të jetohet”, tha Grubi, duke menduar për të mirat që i sjell Marrëveshja e arritur për të gjithë qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme të shtetit tonë.

Në debat u bashkëngjitën edhe deputetët: Petar Atanasov, Juliana Nikollova dhe Samka Ibraimovski.

Në diskutimet e deputetët ishte e pranishme bindja dhe besimi se vendimi që është sjell është i duhur dhe se Marrëveshja e arritur me Greqinë që është në procedurë për ratifikim në Kuvend. Vlerësuar se Marrëveshja nënkupton garantim të shtetësisë, të përkatësisë sonë, të gjuhës dhe identitetit maqedonas. Është theksuar se me Marrëveshjen kemi fituar aleat me të cilin do të hapim rrugën për partneritet të përbashkët, duke menduar këtu në Republikën e Greqisë. Konstatuar se me këtë do të mënjanohet edhe pengesa e fundit për t’u anëtarësuar në NATO dhe të fillojmë negociatat me BE-në.

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Evropiane të pranishëm ishin edhe numër i madh i përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë si mbështetje në përpjekjet të cilat vendi ynë i ndërmerr për proceset eurointegruese.

Loading...