Komisioni për çështje evropiane e miratoi Propozim-ligjin për ratifikimin e marrvëeshjes për emrin
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov foli një orë për procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin, duke e arsyetuar marrëveshjen e arritur me Greqinë, pothuajse nen pas neni, para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, i cili e miratoi Propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes.
Në fjalimin e vet, i cili në disa momente pati edhe tone personale për shkak të përfshirjes shumëvjeçare në proces, Dimitrov tha se këto ditë janë historike për Maqedoninë. Teksti i marrëveshjes për të, siç tha, është përgjegjësi dhe patriotizëm.
Procedura e shkurtuar e Propozim ligjit për ratifikim të marrëveshjes për emrin sipas Dimitrovit është për shkak se të martën mbahet Këshilli për punë të përgjithshme në Luksemburg. “Me rëndësi është të bëjmë gjithçka mundemi që me kohëp ta njoftojmë Greqinë, ajo ta njoftojë Këshillin se nuk ka vërejtje. Është e qartë se edhe përse është flamuri evropian”, tha ministri duke cekur edhe se gjatë nënshkrimit ishin edhe Mogerini dhe Han.
Dimitrov pohoi se vendimi për t’u mbyllur kontesti ishte sjellur pa presion nga Perëndimi. Politika e re e përgjegjësisë dhe transparencës, sipas tij, e çon Maqedoninë drejt prosperitetit, stabilitetit më të madh, sigurisë…Zgjidhja e këtij kontesti, sipas tij, është mirë për shëndetin tonë kolektiv mental.
Në mbledhjen e Komisionit mori pjesë edhe zëvendëskryeminsitrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ambasadori i Holandës, përfaqësues të tjerë të korit diplomatik dhe BE-së…
Mbledhja u mbajt pa prani të VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila nuk merr pjesë në punën e Kuvendit pas marrëveshjes për emrin me Greqinë. Në mbledhje nuk u parashtrua asnjë amandament për Propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes.
Në mbledhje plenare, nesër në orën 11:00, Kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen, pas çka Greqia do të njoftohet dhe do tëçp duhet ta informojë Këshillin e BE-së./MIA