Kotzias: Franca e Holanda do të bllokojnë negociatat për Shqipërinë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzia, ka deklaruar se Franca dhe Holanda janë kundër hapjes së negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë.

Kotzias tha se këto dy vende do ta bëjnë zyrtare vendimin e tyre në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel të hënën dhe të martën si dhe në samitin e BE-së të enjten dhe të premten.

Ai tha se Gjermania, Danimarka dhe Luksemburgu po ashtu shprehën skepticizëm në një letër nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë mjaft progres për të merituar hapjen e bisedimeve të pranimit, por më vonë kanë tërhequr rezervat e tyre.

“Franca ka hedhur poshtë plotësisht kandidaturën e Shqipërisë dhe beson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO është një shpërblim adekuat për tani”, ka thënë ministri i Jashtëm grek.

Loading...