Krasniqi vs Kashtanov – statistikat, transmetimi dhe gjithçka që duhet të dini
Robin Krasniqi vs Stanislav Kashtanov sot është meçi kryesor në boshtin profesionist në Evropë dhe boksieri nga Juniku, i lindur si Haxhi Krasniqi, në këtë meç kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të…
Robin Krasniqi vs Stanislav Kashtanov sot është meçi kryesor në boshtin profesionist në Evropë dhe boksieri nga Juniku, i lindur si Haxhi Krasniqi, në këtë meç kërkon të fitojë titullin evropian EBU, që atij do të mundësonte të rikthehej në grupin e ngushtë të pretendentëve për titull bote.
Ky meç zhvillohet në Bad Toelz të Gjermanisë dhe do të transmetohet live nga mediat gjermane dhe ato të rajonit si një prej ngjarjeve kryesore.
Meçi pritet të fillojë pak para orës 22:00 dhe në Kosovë do të transmetohet nga Kujtesa Sport, kurse në Gjermani nga rrjeti Sky, raporton insport.
Për të dy boksierët, rëndësia e meçit mund të jetë përcaktuese për rrjedhën e mëtejme të karrierës, që është një prej arsyeve pse meçi është paralajmëruar më kaq shumë bujë dhe pompë mediale.