SportTop Lajme

Kroacia e shkatërron Argjentinën (VIDEO)

Shpërndaje

Kroacia e ka siguruar kalimin në rrethin e 1/16 së finales në Rusia 2018, derisa Argjentina duhet të karkojë kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë.

Kroacia ka treguar klasin e saj kundër Argjentinës duke e mundur me rezultat 3-0.

Argjentina hynte në këtë ndeshje duke kërkuar një fitore të domosdoshme për të kaluar si i pari në grup por Kroacia tregoi klasin e saj.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-0 por pjesa e dytë ishte e tëra e Kroacisë.

Në pjesën e parë kroatët kishin dy raste të mira për shënim.

Në fillim ishte Perisic që rrezikojë kurse më vonë rrezikojë Perez i Argjentinës.

Mandzukic ishte shumë afër për të shënuar gati në fund të kësaj pjese por topi përfundoi jashtë portës.

Në pjesën e dytë gjithçka foli mirë për Kroacinë.

Një gabim i Caballeros dhe Rebic shënon një super gol në minutën e 53’të të ndeshjes.

Pas kësaj Argjentina fillon sulmet por pa sukses.

Kroacia ishte më konkrete dhe arriti që të shënojë golin e dytë, kësaj radhe ishte një gol plot art i Luka Modric në minutën e 80’të të takimit.

E kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit gol shënoi edhe ylli i Barcelonës Ivan Rakitic.

Me këtë fitore Kroacia kalon në rrethin e tretë të 1/16 së Botërorit kurse ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup e zhvillon kundër Islandës.

Argjentina duhet ta fitojë gjithsesi ndeshjen e fundit kundër Nigerisë dhe të shpresojë që ndeshja e nesërme mes Islandës dhe Nigerisë të përfundojë me rezultat të barabartë apo me fitoren e nigerianëve pasi që një rezultat i tillë do ti koncvenonte më shumë Argjentinës.

Loading...