Kujtesa mbi krimet, sundimin e huaj dhe mercenarët
Nga, Abdulla Mehmeti
Shqiptarët në Maqedoni i ruajnë në kujtesë sundimet e huaja, krimet, masakrat, gjenocidin e pandërprerë mbi ta, deri në ditën e sotme. Me shumë domethënie i kanë cilësuar këto pushtime, okupime dhe sundime të trojeve etnike në këtë krahinë ilire-shqiptare, si Serbi i Parë dhe Serbia i Dytë (jo Serbia; si Bullgari i Parë dhe Bullgari i Dytë (jo Bullgaria).
Më së fundi do të mbahet mend edhe sundimi në emër të ,,Republikës së Maqedonisë), pas pavarësimit të këtij shteti më 1991, i cili nuk ka dalluar nga regjimet e mëhershme, me të gjitha karakteristikat, por, kësaj radhe nuk do të mbahet mend sipas numrave, por si „Serbi i Fundit“ dhe „Bullgari i Fundit“.
Në të gjitha këto regjime gjakatare, nën pushtuesit dhe sunduesit e egër mbi shqiptarët, nga viti 1913 e deri më sot, ka pasur mbështetës, përkrahës, bashkështypës e bashkësundues, kriminelë, tradhtarë, mercenarë, hafije, agjentë edhe nga radhët e shqiptarëve, të cilët për interesa të veta e kanë shitur interesin e kombit të tyre, e kanë mohuar gjakun dhe pështyrë tëmblin e nënës duke u reshtuar me pushtuesit dhe sunduesit e huaj.
Populli nuk harron. Kësaj radhe do t’ua ndërtojë përmendoren më të madhe TË TURPIT që mban mend historia, ku do të lëkunden në litarin e krimeve, pushtues dhe mercenarë në një VARR të përbashkët, për të mos u kthyer më kurrë e kaluara e ZEZË me lot e gjak mbi shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm.