“Kush jam” kënga më e re nga Samanta Karavella

Shpërndaje

Vera premton të jetë e “nxehtë” me shumë projekte të reja nga artistët tanë.

Një këngë e re është paralajmëruar edhe nga këngëtarja Samanta Karavella, shkruan lajmi.net.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Samanta ka postuar një video me të cilën ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj më e re me titull “Kush jam”.

Ajo madje ka treguar se si do të duket në videoklip, e veshur me të kuqe, me njërën këmbë të zbuluar tërësisht, Samanta vë në fokus linjat seksi.

Bashkëpunëtorët e Samantës në këtë projekt janë “MaxProductional”, Kledi Bahiti dhe Fifi.

🎬

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial) on

Loading...