Ky është ‘katili’ që vrau me kallashnikov babain dhe nënën në Peshkopi (Foto)

Shpërndaje

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Qemal Sela, i cili vrau me kallashnikov nënën dhe babain e tij.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe fotot nga vendi ku ndodhi krimi, në lagjen ‘Llixha’ të Peshkopisë.

I riu, ndonëse kishte ardhur mbrëmë nga Anglia, ku jetonte prej 7 vitesh, pas konfliktit me prindërit për banesën e tyre që e kishin kthyer dhe në hotel për persona që trajtoheshin në llixha, hapi zjarr ndaj tyre. Për pasojë mbetën të vdekur Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç.

Ndërkohë, policia po heton rreth ngjarjes.

Loading...