Labi dhe 2 Ton publikojnë këngën e re “Zemra jem” (Video)

Shpërndaje

Reperi i njohur 2 Ton dhe këngëtari Labinot Tahiri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri “Zemra jem”.

Kënga është ritmike-verore dhe është punuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

Për tekstin janë kujdesur vet 2 Ton dhe Ghulo, teksa ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Klipi i këngës është mjaft veror, dhe i përshtatet shumë stilit të këngës.

Dyshja patën paralajmëruar që këtë këngë do ta publikonin dje (e premte), mirëpo e shtynë për datën e sotme, kjo për shkak të vdekjes së tre të rinjve në Han të Elezit në një aksident trafiku pak ditë më parë.

2 Ton është shumë i angazhuar në prurjen e këngëve të reja, gjersa vazhdon të jetë i kërkuar nga publiku nëpër koncerte.

Labi në ndërkohë përveç muzikës, vazhdon të jetë i angazhuar edhe në Kuvendin e Kosovës si deputet. /Telegrafi/

Loading...