Lajmi i Fundit: Shaqiri dhe Xhaka gjobiten me para, nuk suspendohen nga FIFA

Shpërndaje

FIFA ka publikuar vendimin për Xherdan Shaqirin, Grnit Xhakën dhe Stephan Lichststeiner që bën shqiponjën gjatë ndeshjes më Serbinë
Duke u bazuar në kodin 57 të Statusit të FIFA, Xhaka, Shaqiri dhe Lichststeiner janë dënuar më 25 000 franga zvicerane për sjellje josportive.

Tre lojtarët e Zvicrës, dy shqiptarë dhe një zviceran, kishin bërë shqiponjën kur Shaqiri kishte shënuar golin e fitores kundër Serbisë në minutën e 90’të.

Federata e Futbollit të Serbisë kishte kërkuar nga FIFA që tre lojtarët që përfaqësojnë Zvicrën të suspendon por FIFA nuk e ka marrë këtë vendim

Në bazë të mediave zvicerane tre lojtarët mund të paraqiten në ndeshjen e radhës dhe do të dënohen vetëm më para.

Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner marrin gjoba prej 10,000, 10,000 dhe 5,000 franga, respektivisht, për shkeljen e nenit 57 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, ka shkruar organi qeverisës i futbollit botëror në një deklaratë.

FIFA ka komentuar se tre lojtarët ishin nën hetime për shkak se bënë simbolin e Shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë të cilën Zvicra e fitojë më rezultat 2-1. /GazetaExpress/

Loading...