Lëvizja Besa, krahu i Gashit i gëzohet vendimit të gjykatës së Apelit

Shpërndaje

Gjykata e Apelit mori vendim – Lëvizja BESA është aty ku janë themeluesit, ideatorët, anëtarësia, organet dhe votuesit e BESËS. Urime të gjithëve!

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Jam sot këtu që t’ju them se drejtësia po kthehet në vendin e saj. Më 23.05.2018 Gjykata e Apelit në 5 faqe elaborim ka marrë vendim që ta anulojë vendimin e shkallës së parë gjyqësore dhe lënda të kthehet në Gjykatën Themelore për rishqyrtim. Me këtë rast, i ka dhënë edhe dhjetëra vërejtje dhe rekomandime që Gjykata Themelore nuk i ka marrë në konsideratë në vendimin e parë, ndërsa ato janë elemente thelbësore për gjykimin e lëndës.

Prandaj sot jam këtu që t’ju them se – përkundër trumbetimeve, llafeve e shpifjeve – që u bënë nga ata që falsifikuan edhe emra njerëzish, vetëm që të përfitojnë, megjithatë drejtësia erdhi në vendin e vet. Ata kanë harruar se ideja e Besës nuk mund të falsifikohet, andaj sado që sulmohet, madje edhe përlyhet, ajo përsëri mbetet autentike dhe në atdheun e vet autokton.

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe votues të Lëvizjes BESA, jemi koshientë se ata që na e shkaktuan përçarjen ju kanë lënduar, mirëpo e drejta vonon, por nuk harron. Dita e sotme është dëshmi se i drejti nuk humb asnjëherë. Nga sot falsifikuesit, përçarësit dhe vandalët e zyrave mund të shkojnë kah të duan, sepse Lëvizja BESA u takon besatarëve. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë, artikulojmë dhe avancojmë misionin të cilin e kemi marrë mbi supe, gjithnjë duke besuar se jemi në rrugë të mbarë!

Urime dhe na priftë e mbara!

Por nje gje duhet mos e harrojne Levizja Besa e Gashit se ata jane ne qeveri dhe dihet se gjykata per cilet parti punojne. Qytetaret jane ata qe do te vlersojne me shume per kete vendim.

Loading...