Bota

Lordin anglez e zë dielli, bie nga kali (Foto)

Shpërndaje

Lordi anglez Charles Guthrie, 79 vjeç, ra nga kali i tij teksa udhëtonte për në Buckingham Palace gjatë Trooping the Color të shtunën dhe u dërgua menjëherë në spital. Menjëherë pas incidentit, policia u pa duke vrapuar në ndihmë të Lord Guthrie dhe pritën që një ambulancë të mbërrinte.

Paramedikët nxituan shpejt në vendin e ngjarjes për të trajtuar shefin e ushtrisë, pasi ai ra nga kali i tij.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu konfirmoi se ai ishte “duke marrë ndihmë dhe vëmendje mjekësore”.

Incidenti ndodhi në ditën kur Mbretëresha festoi ditëlindjen e saj zyrtare.

Lordi Charles Guthrie filloi karrierën e tij ushtarake në vitin 1957 dhe e vazhdoi duke u bërë kreu i ushtrisë britanike. Guthrie dha këshilla qeveritare gjatë luftërave në Bosnje dhe Kosovë dhe luajti një rol kyç në operacionet ushtarake në Irlandën e Veriut.

Loading...