LSDM njejtë si VMRO, Kompania donatore e LSDM-së fitoi tender për makina të policisë (video)

Shpërndaje

Kompania Deluks- Auto nga Kumanova, donatore e LSDM-së fitoi biznes të ri nga shteti. Pas furnizimit të policisë me 45 makina Shkoda në vlerë prej 1 milionë euro, Deluks- Auto me 11 makina do ta furnizojë edhe Ministrinë e mbrojtjes. Kjo kompani fitoi në tenderin me vlerë prej 153 mijë eurove. Në Ministrinë e mbrojtjes për blerjen e maiknave kanë arritur 5 oferta, por ka fituar kompania nga Kumanova sepse ka dhënë çmim më të ulët. Makina më e shtrenjtë e blerë në Deluks- Auto kushton thuajse 32 mijë euro. Bëhet fjalë për Shkoda Superb prej 190 kuaj fuqi. Më të lira janë makinat Shkoda Oktavia. Ministria ka blerë dy prej tyre me çmim prej 22 mijë euro. Përveç këtyre janë blerë edhe makina që nuk janë në rangun e makinave luksoze, apo 8 Shkoda Fabia-Kombi me vlerë të përgjithshme prej 77 mijë euro. Nga Ministria e mbrojtjes për Alsat M sqaruan se marrëveshja e nënshkruar ka qenë për thuajse 2 milionë euro më lirë në krahasim me shumën e parashikuar për blerjen e automobilave.

Loading...