Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë pritet të nënshkruhet më 17 qershor në Prespë në territorin e Greqisë

Shpërndaje

Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit pritet të nënshkruhet këtë fundjavë, megjithatë akoma nuk është zyrtarizuar data dhe vendi i ngjarjes. 

Sipas mediave greke, marrëveshja do të nënshkruhet më 17 qershor në Prespë në territorin e Greqisë ndërsa pas saj vijon një drekë e përbashkët në pjesën e Maqedonisë. 

Por, Qeveria e Maqedonisë do të informojë gjatë ditës së sotme në lidhje me detajet e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkohë, në Greqi po mbahen protesta kundër marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë. Në të njëjtën kohë në Greqinë veriore protestuesit kanë filluar të organizohen për të shkuar në Prespë, autobusët tashmë janë planifikuar të dërgohen nga qytetet e pjesës veriore të vendit. 

Protesta në Prespë është planifikuar në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa nën sloganin “Maqedonia do të thotë Greqi” po organizohen protesta në tre ditët e ardhshme për marrëveshjen e arritur në mes dy vendeve.

Loading...