Mediat greke: Zaev e Cipras duan zgjidhje pa opozitën

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Cipras, kërkojnë zgjidhje për çështjen e emrit, por pa opozitën. Titujt e këtillë vërshojnë sot nëpër mediat në vend, një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev tha se bisedën telefonike me homologun grek do ta zhvillojnë sapo të gjejnë zgjidhje për disa probleme të caktuara teknike.

Kryeministri Zaev thotë se vazhdon të mbetet optimist ashtu siç ka qenë që në fillim, por se nuk dëshiron të japë detaje. Ai nënvizon se beson në gjetjen e zgjidhjes së shpejtë, me qëllim që ajo të jetë në kohën e duhur, para mbledhjes së Këshillit të Evropës, kur do të duhet të vendoset për datë për fillim të negociatave për Maqedoninë.

Kryeministri Zaev edhe këtë javë nuk zbuloi asgjë konkrete përveç se konstatoi edhe një herë se nënshkrimi eventual i marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet në Prespë.

Pas optimizmit të madh që kryeministri Zoran Zaev e shfaq, se zgjidhja e emrit mund të ndodh deri në 20 qershor, mbrëmë edhe njëherë qartë u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili tha se nuk do të mbështesin ndryshime Kushtetuese për ndryshim të emrit Kushtetues.

Sipas kreut të opozitës maqedonase Mickovski, negociatat zhvillohet fshehurazi, ndërsa nënvizoi se Qeveria nuk i informon asgjë në lidhje me çështjen e emrit, ndërsa informatat i marrin nga mediat në vend, e më tepër edhe nga mediat greke. Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...