Mediet zvicerane: “Falë shqiponjave, Zvicra ëndërron të shkojë më larg në Botëror”

Shpërndaje

Zvicra ka arritur të mposhtë Serbinë në një ndeshje të zjarrtë në Botërorin e Rusisë.

Ishin dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike arritën të përmbysin rezultatin kundër Serbinë për të fituar në fund 2-1.

Edhe media në Zvicër pikërisht Shaqirit e Xhakës ia kanë atribuuar fitoren.

“Blick.ch” shkruan se falë dy shqiptarëve Zvicra e tyre ëndërron të shkojë më lartë.

Zvicra tani renditet e dyta me katër pikë, aq sa ka edhe Brazili në pozitën e parë.

Në sfidën e fundit në Grupin E, Brazili do të përballet me Serbinë, kurse Zvicra me Kosta Rikën, rast i Artë që shqiptarët të kualifikohen në mesin e 16 më të mirave në Kupën e Botës në “Rusia 2018”. /Insporti.com/

Loading...