Merkel mbështet iniciativën e “Forcave Evropiane të Mbrojtjes” të Macron

Shpërndaje

Merkel mbështet iniciativën e Forcave Evropiane të Mbrojtjes së Macron

Kancelarja gjermane Angela Mercel e ka mbështetur idenë e forcave evropiane të mbrojtjes të propozuar nga presidenti francez Macron, transmeton arbresh.info.

“Unë jam pro propozimit të Presidentit Macron si iniciativë inovative” ka thënë Merkel gjatë kësaj jave.

“Megjithatë, një forcë e tillë e ndërhyrjes me një kulturë të përbashkët ushtarako-strategjike duhet të përshtatet në strukturën e bashkëpunimit të mbrojtjes” ka shtuar Merkel.

Mekel ka pranuar që ushtria gjermane duhet të jetë pjesë e një iniciative të tillë duke thënë që nuk do të përfshihen në çdo mision.

Propozimi I Macron ka qenë për bashkimin e ushtrive  si shkak I situatës agresive në arenën ndërkombëtare si pasojë e ngjarjeve të fundit dhe kërcënimit nga sulmet nukleare.

Loading...