Bota

Merr mandatin e dytë, Merkel i shtrin dorën për bashkëpunim Erdoganit

Shpërndaje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij në një mandat të dytë.

Teksa i shtrihu dorën e bashkëpunimit, Merkel theksoi se Gjermania kërkon partner stabël.

“Jam e gatshme për të vazhduar punën me ju për të mbështetur dhe thelluar më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Turqia ka treguar përgjegjësi të madhe gjatë krizave në Lindjen e mesme dhe valës së refugjatëve që prekën ndjeshëm dy shtetet tona. Ne duam gjithnjë dhe më shumë një partner stabël dhe pluralist në Turqi, ku pjesëmarrja demokratike dhe respektimi i shtetit të së drejtës janë të fuqishme”, pohoi kancelarja gjermane.

Loading...