Meta: Marrëveshja Maqedoni – Greqi, si një perspektivë e qartë euroatlantike për rajonin
Pasi Maqedonia dhe Greqia arritën një marrëveshje për emrin, reagon edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta. Sipas Metës ky lajm i mirë vjen si një perspektivë e qartë euroatlantike për rajonin.
“Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë.
Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik dhe që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, shkruan Meta.
Sot kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshjen për emrin, Republika e Maqedonisë së Veriut do të quhet tashmë ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Tashmë pritet që marrëdhëniet mes dy shteteve të kalojnë në një tjetër fazë, në kohën kur Maqedonia ashtu si Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në.