Ministri i ri i Kulturës nga Lëvizja Besa, “buza vesh e m’vesh”

Shpërndaje

Ministri i ri i Kulturës, Asaf Ademi menjëherë sapo është votuar në Kuvend ka përcjellë një mesazh përmes një profili në facebook. Ai me këtë rast ka përcjellë një thënie politike të presidentit të ndjerë boshnjak Alija Izetbegoviq.

“Nëse vini në pushtet ose ju ofrojnë ndonjë post, kini kujdes nga sjelljet tuaja. Mos u bëni mendjemëdhenj, mos t’ju hyjë vetja në qejf. Mos i merrni gjërat të cilat nuk ju përkasin juve, ndihmoni të dobëtit dhe përmbajuni rregullave të moralit. Mos harroni se çdo pushteti i vjen fundi. Çdo post ose pushtet është përkohësisht i yti, pra është kalimtar, dhe herët a vonë të gjithë kanë për të dhënë llogari, fillimisht, para popullit të tyre, e pastaj para Zotit të Gjithësisë”, kishte nënvizuar Alija Izetbegoviq, një fjalim porosi e cituar nga ministri i ri i Kulturës, i cili u votua mbrëmë me votat e maxhorancës së re.

Siç duket edhe nga vet fotografia ministri Asaf Ademi është gëzuar tej mase për marrjen e kësaj pozite duke qeshur si tepër. Por, do ta shohim se sa kjo buzëqeshje do ti zgjasë dhe a do te ketë projekte në favor te shqiptarëve në ministrinë e kulturës, ku në këtë ministri gati 20 vjet ka pasur shume ngecje të projekteve sa i përket shqiptareve./fjala.mk

Loading...