Sport

Modelja mitrovicase Besa Istrefi i ‘propozon’ martesë Xherdan Shaqirit

Shpërndaje

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ishte shkëlqimi i dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ai që bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri.

Është kjo Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.

Në një imazh të hedhur në InstaStory, Besa shfaq momentin kur Shaqiri ka shënuar gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ka dëshirë të martohet me të.

“Oh la la, ma lerëni këtë Xherdanin ta martoj”, shkruan modelja mitrovicase në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Loading...